




Mërgimtari dhe veprimtari politik Sali Rexhaj ka shpërthyer me akuza ndaj bashkëshortit të Presidentes dhe vet Presidentes Vjosa Osmani. Sipas tij për disa ditë profili i tij në facebook është bllokuar sepse është raportuar nga bashkëshorti i Presidentes Osmani.
Ai ka thënë se ditëve në vijim do të prezantoj akte që familjarisht i takojnë regjimit të Millosheviqit. Poashtu ai ka thënë se burri i Presidentes Osmani ka pasaportë serbe. Ai ka vazhduar me akuza duke thënë se ata janë në shërbim të Serbisë dhe Rusisë më tërë qenien e tyre.