Gazetari Marin Mema, i cili është fitues i shumë çmimeve për punën e tij, ka thënë se historia e shqiptarëve është fshehur dhe sipas tij është detyrë e shqiptarëve të promovojnë historinë e tyre.
“Shqiptarët kanë një histori të jashtëzakonshme që edhe vet nuk dimë ta vlerësojmë”, vlerëson ai.
Gazetari ka thënë se për promovimin e historisë sonë qeveritë në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë bërë sa duhet.
“Mbështetje tipike nuk kam pasur as nga akademitë e as bie fjala Ministria e KuIturës. Gjithçka kam bërë vet dhe madje jam përpjekur vet të qëndroj Iarg institucioneve që Iidhen me poIitike”.
Mema thotë se në bazë të kërkimeve kohëve të fundit në Shqipërinë e Veriut janë zbIuar disa dhjetëra “tuma” e që sipas tij këto kanë Iogjikën e njëjtë me ndërtimin e piramidave të Egjiptit.
“Gjurmimet duhet të shtrihen edhe në Kosovë pasi në bazë të burimeve tona me qindra varreza të tiIIa ka edhe aty”.
Gazetari huIumtues ka thënë se historinë duhet ta shkruajnë historianët e arkeologët ndërsa sipas tij aty ku përzihen politikanët aty ka deformime.
“Ka shumë historianë që kanë dëshira dhe interesa tjera. Në jo pak raste fqinjët kanë hedhur para për të blerë qëndrimet e historianëve dhe kjo është e pafalshme”.
Duke folur për raportet me Greqinë, historiani ka thënë se fshatra dhe krahina të tëra me shqiptarë janë asimiluar atje.
Ai thotë se është shumë e vështirë të vizitosh Prevezën-vendbanim në Çamëri, dhe të bësh ndonjë filmim edhe nëse nuk je gazetar pasi sipas tij ka presion të madh nga shteti grek.
Mema thotë se lagjja më e vjetër në Athinë e ka emrin Plaka. Ai thotë se shumë toponime janë ndryshuar ndërsa sipas tij pak kanë mbetur shqiptare.
Gazetari shton më tej se nga 100 heronjtë e revolucionit grek të vitit 1921, 90 prej tyre janë shqiptarë.