Deklarata e Fatmir Shehollit, se ka qenë anëtar i UDB-së serbe dhe më pas edhe anëtar i SHIK-ut me shef Kadri Veselin, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.
Përmes një postimi në facebook, Gazmend Islamit, kryetar i Ballit Demokrat në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj Fatmir Shehollit.
“Kush është Fatmir Sheholli, i biri i Maliq Shehollit që ishte pjesë e SPS, partis së Milloshoviqit, i vrarë nga UÇK-ja si koleboracionist! I biri i tij në rrugën e babës, pjese e sigurimit shtetëror serb edhe gjatë luftës! Ani kur po thotë, ju kam dhanë informacione LDK-së, e gjatë luftës e pas saj SHIK-ut dhe Kadri Veselit! Merrne me mend, çka ka mujtë ky me i dhanë Serbisë informacione! Ai mund të rehabilitohet por kurrë nuk mund të jetë pjesë e TV tona si një analist, ky duhet me pas fytyrë me dal në media, e me fol për një lloj patriotizmi!”, shkruan ndër tjerash Islami