




Të mërkurën taksisti Skënder Berisha, pasi çoi udhëtarin në destinacion, gjeti një kuletë të harruar nga ky i fundit, shkruan OnAir.
Brenda kuletës ishte një shumë e konsiderueshme prej 590 euro si edhe disa dokumenta. Berisha menjëherë e dorëzoi këtë kuletë në rajonin e policisë në Fushë Kosovë.





Kjo ngjarje u bë e ditur për publikun edhe në faqen zyrtare të policisë në facebook.
Rezultoi që personi që kishte harruar kuletën do të udhëtonte për në Finlandë. Sipas taksistit, personi në fjalë nuk e kishte vënë re humbjen e kësaj kulete.
Për mikrofonin e “ATV”, Berisha u bën thirrje qytetarëve që të veprojnë njësoj si ai. Gjithashtu reagimet e qytetarëve për këtë ngjarje kanë qenë pozitive.