![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
“Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë në Potoçari (fshat ku ndodhet memorali që përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës) se gjenocidi i kryer atje “nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve”.
Fjalimi i tij është quajtur skandaloz në media boshnjake, ndërsa një politikan nga Vojvodina ka thënë se është larguar nga salla kur ka marrë fjalën kryeministri malazez.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Për këtë deklaratë ka reaguar edhe analisti Skënder Mulliqi.
Ai përmes një postimi në Facebook, kritikoi ashpër Abazoviqin, duke dhënë se deklarata e tij dhe më pas kërkim falja ishin shumë skandaloze dhe jo të arsyeshme.
Madje, Mulliqi tha se politikat e Abazoviqit janë shumë të rrezikshme për Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe raportet me Ramën dhe Vuçiqin.
“Abazoviqi ka treguar së nuk është vetëm banal dhe i pagdhendur, por ka treguar se është shumë i rrezikshëm për proceset demokratike në Mal të Zi, si anëtare e NATO-s dhe për rajonin e Ballkanit.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Dritan Abzoviqit dhe politikat e ërreta të cilat ai po i përkrahë në Mal të Zi, do të marrin shpejt fund”, deklaroi Mulliqi
Fjalimi i kryeministrit të Malit të Zi, Driton Abazoviq, lidhur më masakrën e Srebernices dhe kërkim falja i tij pastaj, janë më shumë se skandaloze. Nëse njerëzit kan menduar se kanë të bëjnë më një njeri më parime morale e intelektuale, që të dyja këto virtyte prej një politikani serioz u zhduken si fluskë sapuni. Ky mendim i tij për Srebrenicën ishte budallakia e llojit të vet, është iracionalizem.
Gjenocidi sipas tij nuk është bërë mbi boshnjak, por mbi njerëz. Nuk e ka bërë ushtria por politika thotë ai. Këto konstatime edhe pse shpejt i lëpiu, kanë mbetur njollë e madhe që nuk i shlyhet. Kjo deklaratë ishte aniticivilizuese, antinjerëzore e raciste. Abazoviqi qartazi u përpoq të relativizon gjenocidin e shkaktuar nga Serbia.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Ky deklarim ishte transmetim i presidentit, Aleksandar Vuçiq. Një deklarim i tillë për shumë kënd i papritur ka ofenduar zemrat e familjarëve të te vrarëve, dhe ka lënduar gjithë të pranishmit. Nga një ofendim i tillë, Abazoviq e ka turpëruar edhe Malin e Zi. Këtë flliqësirë mund ta bënte vetëm Vuçiq dhe kriminelet e tjerë të luftës.
Abazoviqi ka treguar së nuk është vetëm banal dhe i pagdhendur, por ka treguar se është shumë i rrezikshëm për proceset demokratike në Mal të Zi, si anëtare e NATO-s dhe për rajonin e Ballkanit. Të përkrahësh Serbinë e pareformuar dhe Kishën Ortodokse Serbe, e cila moti i ka lënë predikimin fetar, si udhëheq shpirtëror të luftës në ish-Jugosllavi, është shovinizëm i kulluar.
Dritan Abzoviqit dhe politikat e ërreta të cilat ai po i përkrahë në Mal të Zi, do të marrin shpejt fund. Ka kaluar koha e atyre që dëshirojnë me kthye orën e historisë mbrapa.
Abazoviq nuk është demokrat siç po pretendon se po mbron atë qëndrim politik. Është një proserb i thekur, një përkrahës i idesë shoviniste të Botës serbe, dhe idesë për Ballkan të Hapur, t cilat do të dështojnë së bashku më dy protagonistët e saj, Vuçiq dhe Rama”.