“S’i duan shqiptarët nga Kosova”, këngëtari kosovar shpërthen ndaj Festivalit të RTSH-së

Këngëtari kosovar, Mentor Haziri ka shpërthyer në kritika pasi kënga e tij nuk është pranuar në edicionin e 60-të në “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Haziri ka thënë se kënga e tij e cila ishte orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda nuk është pranuar në Festivalin e RTSH-së, ndërsa për këtë nuk ka marrë asnjë arsyje nga organizatorët.

Ai ka akuzuar RTSH-në se i diskriminojnë këngëtarët nga Kosova në këtë festival, ndërsa ka thënë se turpi të qendrojë tek komisioni që bëri përzgjedhjen e këngëve.

“Në të kaluarën ma kane thënë që është festival i ndytë e i zhytur në korrupsíon ku kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para – kurrë s’kam besu sepse jam rrit duke e parë atë Festival me këngëtarë të vjetër e ikona të asaj kohe. Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe poashtu vërtetova se ai Festival s’i don shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurrencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurent aty këtë vit, po bash këtu dua të ndërlidhem”, ka shkruar Haziri.