




Këshilltarja politike e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, Flutur Mustafa ka thënë se “kur puna e bujkut flet, ne heshtim”. Këtë reagim e bëri pas deklaratës së fundit të ministrit Peci.
Ajo ndau edhe një koment teksa një bujk lavdëroi punën e Pecit si ministër dhe njoftoi për rendimentin e madh.
Postimi i plotë:





Kur puna e bujkut flet, ne heshtim!
Heshtim sepse nuk ka kumbim më të madh se e vërteta. Dielli nuk mbulohet me shoshë; këto janë të dhënat nga tereni.
Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, kanë bërë maksimumin si institucione në mbështetje të bujqve. Kur kjo gërshetohet me përkushtimin e tyre, ka të tilla rezultate!
Faton Peci #QeveriaKurti Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.