Kur Emmanuel Macron fitoi garën e rizgjedhjes në prill, të gjithë vunë re atmosferën e çuditshme që dukej se e rrethonte.
Asnjë buzëqeshje vezulluese, asnjë fjalim ngazëllues. Dukej sikur ai tashmë e dinte se gëzimi do të ishte i shkurtër. Dy muaj më vonë, duket se instikti i tij politik nuk gaboi, pasi humbi zgjedhjet.
Ai kishte të drejtë të ishte i kujdesshëm. Ajo fitore nuk ishte aspak premtuese për vazhdimësinë e tij në krye të Presidencës.