




Një shtetas serb 59-vjeçar ka v rarë sot gruan e tij shqiptare 50-vjeçare në Innsbruck.
Sipas policisë së provincës austriake të Tirolit, një serb i paidentifikuar sulmoi me thikë gruan në një apartament të përbashkët dhe i sh kaktoi v dekjen.
Policia u lajmërua rreth orës 9:30. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në d ysheme t rupin e pajetë të një gruaje.





“Të gjitha tentatίvat për reanimim rezultuan të pasuksesshme”, tha kryeprokurorja Katja Tersch.
Sipas austriakes, “Kronen Zeitung”, a rma me të cilën është kryer v rasja është një thίkë kuzhine.
Gazeta austriake thekson se “me sa duket gjatë mëngjesit ka pasur një sherr mes bashkëshortëve, i cili në fund ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit”. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i fjalosjes.