




Së fundmi, u raportua për një mundësi të prishjes së koalicionit LLV-Lista Guxo, ku dyshohej sa ka disa mosmarrëveshjeve mes partive në fjalë.
Megjithatë, këtë gjë e demantoi deputeti i Listës Guxo, Burim Meta për gazetën “Bota sot”. Ai tha se koalicioni ëshëë shumë i mirëfilltë dhe ka ndikim pozitiv në qeverisje.
“Bashkëpunimi GUXO-VV është serioz, i mirëfilltë, bashkëpunim i shëndetshëm, pranim të imputeve tona me impakt pozitiv”, deklaroi deputeti.
Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta





Ndërsa, sa i përket sulmeve dhe kritikave ndaj ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, potencoi se të gjitha janë të pabaza.
Sipas tij, qytetarët e vendit e vlerësojnë shumë punën e liderës së tyre dhe këto sulme nuk e dëmtojnë atë.
“Kritikat ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, janë të pabaza, të paarsyeshme. Qytetarët janë vigjilent dhe të vetëdijshëm, vlerësojnë lartë punën e Donikës, aktualisht liderës tonë, aspak nuk na dëmton për shkak se sukseset përmbajtjesore në punën e saj janë të evidentuara dhe konkrete”, theksoi Burim Meta për “Bota sot”.