Ish-marinsi amerikan George Hood, ka vendosur një rekord të ri botëror.
Sipas Yahoo News, 62-vjeçari qëndroi në pozicionin që njihet ‘plank’ për tetë orë, 15 minuta e 15 sekonda.
Kështu, ai tërhoqi vëmendjen e Librit të Rekordeve Gines, duke u regjistruar në librin e historisë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Libri i Rekordeve Gines të shtunën, duke e renduar rekordin e tij si më të gjatin në “‘Plank’-un me kohëzgjatjen më të madhe të Meshkujve”.
Ngjarja u zhvillua si pjesë e një konkursi për mbledhjen e fondeve në Illinois për të rritur ndërgjegjësimin për mirëqenien mendore.