




Kjo që do t’ju tregojmë më poshtë është një pije e vjetër shqiptare, e përbërë nga katër përbërës të thjeshtë.
E kemi fjalën për bozën, e cila më së shumti është prodhuar në veri të Shqipërisë, e në veçanti, në zonën e Kukësit.
Boza ka katër përbërës kryesorë dhe baza e saj është mielli i mistrit.
Ajo formohet nga bashkimi i miellit të misrit e grurit sheqerit dhe ujit.
Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet e tjera duke pasur përbërës kryesor të sajin misrin, ndryshe nga llojet e saj në Turqi, Bullgari e Maqedoni ku mund të jetë gruri, elbi, meli ose/dhe qiqrat.





Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 °C.
Nëse e lini në ambient me këtë temperaturë, pija mund të zgjasë edhe një muaj pa u prishur.
Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.
Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, si dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak.
Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje B./Kosova ime