![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se vajza e saj 16-vjeçare, ka marrë certifikatë për kryerje të praktikës në kabinetin e MPJD-së për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani, pa e kryer fare.
Gërvalla ka bërë një postim të shkurt për këto raportime, duke thënë se do të vazhdojnë me punën.
“Paska nisur sot edicioni i ri i serialit “Qepimi”. Filmi i njejtë, vetëm skena ndryshon. Ne vazhdojmë punën”, ka shkruar ajo.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Ndryshe, media ka raportuar sot se Nora Schwarz, vajza 16-vjeçare e ministres Gërvalla-Schwarz, ka marrë certifikatë për kryerje të praktikës në kabinetin e MPJD-së për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani, pa e kryer fare.
Në njërin nga dokumentet e publikuar nga media, tregohet sesi kabineti i ministres Donika Gërvalla – Schwarz shpreh gatishmëri që nxënësen Nora Schwarz nga Gjimnazi në Oelberg, Konigswinter-Oberpleis, ta angazhojë si praktikante në kabinetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
“Ne jemi gati të presim nxënësen midis 10 janarit dhe 28 janarit 2022, Nora Schwarz, të gjimnazit (Gymnasium) am Oelberg, Königswinter-Oberpleis për një praktikë studentore në institucionin/shtëpinë tonë. Ne u informuam për kuptimin dhe qëllimin e praktikave të studentëve dhe gjendjen e tyre të sigurimit (sigurimi i aksidenteve dhe përgjegjësisë) si dhe u informuam se nuk do të paguhet asnjë shpërblim financiar as për shkollën dhe as për studentët. (Ju lutemi kthejeni këtë deklaratë sa më shpejt të jetë e mundur në Gymnasium am Oelberg, Weilerweg 25, 53639 Königswinter – Oberpleis ose dërgojeni me faks në 02244/934101)”, thuhet në dokumentin që mban vulën e MPJD-së dhe nënshkrimin e asistentes së Gërvallës, Besiana Havollit