Tenderi i dγshimt i zyrës së Vjosa Osmanit për “xhipat e zinj” (DOKUMENT)

Zyra e presidentes Vjosa Osmani e ka dhënë një tender të pazakontë për ngjyrosjen edhe riparimin e dy automjeteve Toyota. Rastet kur kërkohet ngjyrosja e veturave të institucioneve janë shumë të rralla. Për këtë shërbim, zyra e presidentes Osmani ka paguar afro 5 mijë euro.

Dy vetura të tipit Toyota muaj më parë janë ngjyrosur e riparuar. Nuk dihet se çfarë ngjyre kanë pasur më herët, por tash në pronësinë e zyrës së presidentes Vjosa Osmani, këto vetura janë bërë të zeza.

Ndërrimi i ngjyrës, riparimi dhe polirimi janë bërë përmes një tenderi që ka shpallur Zyra e Presidentes.

Tenderë të tilla nuk ndodh të kenë shpesh institucionet e Kosovës.

Për këtë shërbim janë shpenzuar fiks 4 mijë e 484 euro, derisa puna i është besuar kompanisë “LTG Kosova”, shkruan Demokracia.com.

“Shërbimi i ngjyrosjes dhe riparimit të 2 automjeteve zyrtare tipit Toyota. “LTG Kosova ” L.L.C. Vlera e përgjithshme e kontratës 4 484,00. Data e dhënies së kontratës 21.04.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 22.04.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1”.

Në dosjen e tenderit është treguar se me 4 mijë e 484 euro do të kryhet disa shërbime lidhur me dëmet që kanë dy veturat.