




Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për largimin e kamerave ilegale në Shtërpcë.
Quni ka thënë se për të arritur te një rezultat i operacionit duhet të ketë koordinim të mirë të brendshëm.





“Ne duhet me pas në konsideratë autorizimet e të gjitha institucioneve sepse nuk është qështje e vetëm një organizate apo agjencioni për të zhvilluar një operacion. Është operacion që implikon shumë organizata, agjencinë dhe institucione tjera. Për të arritur deri te një rezultat i atij operacioni, duhet një koordinim i mirë i brendshëm”, tha ai.





Sipas tij, ka edhe një konotacion politik.
“Ka implikime të zyrtarëve të policisë, AKI-së, pastaj organet e drejtësisë e të tjera të cilat këtë situatë të sjellin para organeve të drejtësisë. Natyrisht që ka edhe një konotacion politik. Ne e dimë që edhe më herët zyrtarët e policisë kanë zhvilluar operacione të natyrave të ndryshme. Operacionet janë zhvilluar edhe kur koeficienti i rrezikshmërisë ka qenë shumë më i lartë, ka pasur edhe shkëmbime të zjarrit, është rrezikuar jeta e zyrtarëve të policisë edhe humbje me jetë”, deklaroi Quni.
Ai thotë se aksionet e tilla janë përpjekje në vazhdimësi e institucioneve për sundim të rendit dhe ligjit që shtrojnë kontrollin në tërë territorin e Kosovës.
“Nuk mundet askush me thënë që është një situatë e re me të cilën ne tani po përballemi. Është përpjekje në vazhdimësi e institucioneve për sundimin e rendit dhe ligjit që ta shtrojnë kontrollin në tërë territorin e Kosovës” ,tha Quni.