




Teksa fliste për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Kurti herë bllokonte e herë thoshte fjali pa pikë kuptimi.
“FatmirësishtË, Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për këtë iniciativë….(pushon disa sekonda)…pra duhet t’u kthehet atyre që u është marrë. Ata që u pasuruan në kurriz të të tjerëve, të qytetarëve, duhet ta kthejnë pasurinë aty ku e kanë….ku është marrë. Kështu është shumë mirë që të vazhdohet me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, dhe është shumë pozitive opinion që është dhënë….(pushon disa sekonda). Respektimi i të drejtave të njeriut, që tha është ëëë.. janë shkelur në fakt, opinion thotë se janë marrë parasysh të drejtat e njeriut….(pushon disa sekonda)….të drejtat e njeriut shkile, shkelen me vet….(pauzë e gjatë, bllokim total)…të drejtat e njeriut shkelen duke mos u respektuar Konventat që i merr parasysh Komisioni i Venecias”, përfudon fjalimin “historik” deputetja e VV-së.





Kjo nuk është hera e parë që një deputete e VV-së bllokon totalisht para mikrofonit në Kuvend.
Edhe deputetja Arta Baralija ditë më parë u bllokua para mikrofonit.
Më poshtë keni videon. /gazetametro.net