




Prindërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi kanë arritur në Hagë, ku pritet të takohen me djalin e tyre.
Prindërit e Thaçit shihen duke hyrë në objektin ku ish-presidenti po mbahet i paraburgosur qe gati dy vite.





Ky do të jetë takimi i parë mes tyre që nga koha e arrestimit të Thaçit.
Ndryshe, Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020.