




Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë dhe pikat që kanë diskutuar në mbledhje.
Deliu-Kodra theksoi se kanë kërkuar që të largohen mjekët dhe profesorët nga projektligji për deklarimin e pasurisë.





“Si kërkesë e PDK-së sot ishte që në projektligjin për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë, i cili pritet të jetë në seancë në lexim të dytë. Nga ky projektligj të largohen kategoritë e zyrtarëve, si mjekët dhe profesorët. Ne kërkuam që kjo kërkesë të trajtohet në seancën e radhës plenare, meqë ky projektligj nuk i ka marrë votat e mjaftueshme, kërkuam lexim të tretë. Këto dy kategori që nuk janë të ekspozuara nga korrupsioni të largohen, pasi është edhe barrë për Agjencinë kundër Korrupsionit”, theksoi ajo.