




Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se koalocioni me Listën Guxo e ka kthyer Lëvizjen Vetëvendosje nga një parti e majtë në atë të djathë, përcjell Periskopi.
Sipas Sejdiut kjo vjen sepse është “lehtë me punu Besnik Bislimi me Donika Gërvallën dhe Hekuran Murati me Faton Pecin”.





“Lista Guxo e ka bërë Vetëvendosjen parti të djathtë. Sepsë është shumë lehtë me punu Besniku me Donikën, Hekurani me Donikën, Fatonin. Është lehtë për ta sepsë është njëlloj i mendësisë sa i përket llojit të shoqërisë, mënyrës se si duhet organizuar shoqëria. Këto më pastaj mbetet i vetmuar mbetet Albini duke mbajtur retorikën e të majtës gjallë në fjalime, por në politika publike assesi”.
Kujtojmë se qeveria e Kosovës asnjëherë nuk është drejtuar nga një parti e orientuar nga krahu i majtë, deri në ardhjen në pushtet të VV-së që teorikisht është një e tillë. /Periskopi/