Faton Mehmeti
Sondazhet janë pjesë e pashmangshme e jetës politike, përmes tyre kuptohet pëlqimi ose jo tek qytetarët për punën, besimin që transmetojnë politikanët tek qytetarët. Edhe në vendin tonë bëhen shpesh sondazhe, disa të porositura e që nuk pasqyrojnë realitetin. Por, kur këto sondazhe bëhen nga një institut amerikan apo gjerman, s`mund mos të besohet. Së fundi janë publikuar rezultatet nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), sipas të cilit Albin Kurti është politikani më i besueshëm në Kosovë.
Kjo, vetëm sa konfirmon se Albini me VV, edhe nëse mban, zgjedhjet tani përsëri do të fitonin bindshëm, marr parasysh se menjëherë pas tij është presidentja Vjosa Osmani, e cila ka mbështetjen e 15% të respodentëve që kanë marrë pjesë në sondazh. Shto kësaj faktin se dy liderët aktuale të opozitës gëzojnë shumë pak besim. Pamundësia për të sfiduar dy ish dy ish-kryetarët e PDK-së, Thaçi e Veseli, pasojnë në vendet 3 dhe 4, ka bërë që vetëm 3 % e qytetarëve të besojnë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është politikani më i besueshëm në Kosovë.
Lumiri, i parë si produkt i ish kryetarit Mustafa, gëzon vetëm 6% të mbështetjes qytetare. Imagjono, Ramush Haradinaj dhe Glauk Konjufca kanë marrë mbështetje nga 6% e qytetarëve, pra Ramushi s`ka arritur të ketë mbështetje më të madhe se nën kryetari i VV, forcimi i parashikimit për shuarje të AAK nga skena politike. Krejt në fund janë Fatmir Limaj dhe Bedri Hamza kanë marrë përkrahje nga 2% e qytetarëve.
Rezultate këto të pasqyrimit më të saktë e besimit të qytetarëve, të cilat përkthehen në vota nga të cilat prodhojnë pothuajse të njëjtin rezultat të 14 shkurtit të 2021.Opozita s`po arrin të kap “mat” qeverinë me ndonjë aferë, për cikërrima nuk e ka kredon të flas, pa ndonjë shqetësim dhe dyshim të vogël VV do të fitojë edhe mandatin tjetër qeverisës. Albin Kurti me 28 % të besimit të qytetarëve ka më tepër besim se liderët e opozitës(përfshirë këtu edhe Thaçin dhe Veselin në Hagë), çka e bën edhe më të thellë hendekun që ekziston mes tyre për sa i përket besimit qytetarë.