Kjo salcë aromatike shkon në mënyrë fantastike me mish të kuq, të bardhë, peshk apo patate të pjekura dhe të skuqura!
Përbërësit:
– 5 hudhra,
– vaj ulliri,
– kripë,
– 200 ml majonezë,
– lëng limoni,
– 30 gr parmezan,
– 450 gr mish të bardhë pule.
Përgatitja:
Pritini majat e kokave të hudhrës, lyeni me vaj ulliri dhe hidhni kripë.
Vendoseni në folie dhe piqni për afro 60 minuta në 200-220 gradë Celsius.
Ftohini hudhrat dhe shtrydhni masën që është pjekur në blender.
Shtoni majonezën, lëngun e limonit, parmezanin, kripën dhe përzieni të gjitha.
Shkon mirë me të gjitha llojet e mishit, peshkut…
Ju bëftë mirë!