




Shqipe Selimi për postimet e Donika Gërvallës: S’ua rris vlerën Rexha kthehet dhe ua qet pikën pikëpyetjeve.Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Mehmeti-Selimi ka komentuar postimet e ministres Donika Gërvalla që i kishte bërë 1 vit më parë kundër bashkëshortit të saj Rexhep Selimi.Postimi i plotë i Shqipe Mehmeti-Selimi:”Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep Selimit në opinion.
Për më tepër po kërkohet nga unë t’i komentoj edhe disa postime të viteve të kaluara!





Ato shkrime e postime të vjetra që së fundi u bën aktuale i ka parë edhe vet Rexha sa ishte në Kosovë por nuk i ka vlerësuar aq me vlerë e as aq të rëndësishme sa t’i replikonte e t’i komentonte.Prandaj unë sot nuk kam nevojë t’ua rris vlerën atyre postimeve.Rexhep Selimi nuk është në atë gj endje sa te ketë nevojë ta mbrojë bashkëshortja e tij. Atë e mbron e drejta emri dhe ve pra e tij.Ai nuk ka nevojë ta mbroj unë e as të flas në emër të tij.Nëse ka nevojë unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.”