Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka hedhur akuza ndaj kryeministri të vendit Albin Kurti duke thënë se ai ka punë të mjaftueshme në Kosovë dhe së nuk është lider Ballkani.
Madje Musliu në emisionin “Direkt” në ATV tha se në kohën kur ka qenë kryeministër Hashim Thaci Kosova ka pësuar ndryshim të madh dhe se edhe pas 100 viteve asnjë Qeveri nuk do t’i arrijë sukseset e Hashim Thaçit.
“Do të shkojnë edhe 100 vite ndoshta edhe më shumë se 100 dhe asnjë Qeveri nuk do të mund të arrijë suksesin që i ka arritur Hashim Thaçi,”– është shprehur Musliu.