




Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani, i ftuar në një emision televiziv ka folur përsëri lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Ai tregoi për disa raste të ndryshme se si përkrahësit e tij janë shokuar kur e kanë kuptuar se ai nuk i ka fituar zgjedhjet.
Hasani bëri të ditur se njërit prej tyre gati i ka rënë të fikët.





“Kur e morri vesh që i kom humb përnime zgjedhjet, ke ka i bje të fikët, u shoku djali, shoqëruesit e mi reguan e morën e kthjellën, i folën pak që nuk është fundi i botës, garojmë prapë, fitojmë herën tjetër”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, ai tregoi edhe një rast tjetër se si një djalë nuk kishte shkruar katër ditë në shkollë kur e kishte kuptuar se Hasani ka humbur zgjedhjet.





“Baba i tij tha katër ditë nuk ka shku në shkollë, ishte mërzit kogja fortë, se qysh me i humb zgjedhjet Xhemajl Hasani”, ka bërë të ditur ai.
Ai gjithashtu ka folur edhe për rezultatin e Arben Vitisë në Prishtinë.
“Krejt kanë mendu për të që ka me fitu, sikur për mu atje. Ai ma pa sherrin u mundu pak si une me ironizu me kundër kandidatë e pastaj i kushtoi”, është shprehur Hasani.