Kryeministri holandez, Mark Rutte tregoi një episod të së shkuarës me homologun e tij shqiptar, Edi Rama se në Samitin e Sofjes më herët gati sa nuk ishin kapur fizikisht.
Mes të tjerash ai evidentoi dhe një nga problemet që vuan sot vendi ynë, që janë vakancat në gjyqësor.
“Më kujtohet samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje, ku gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin.
Por ende asokohe mbanim pas çështjet e anëtarësisë.
Megjithatë, Shqipëria ka punuar për këto çështje.
Kemi pasur bashkëpunim.
Ka një problem të vendeve të lira për gjyqtarë në Shqipëri, pasi është pastruar sistemi, por ndërkohë duhet të plotësohen këto vende bosh.
Njerëzit duhet të shkollohen.
Nuk jemi arritur maksimum por dhe në Holandë nuk janë të përsosur.” tregoi kryeministri holandez.