Anëtari i shoqatës së gastronomëve, Petrit Reçica, tha se ka kamerier në kryeqytet rroga e të cilit mund të shkojë mbi 500 euro.
Sipas tij pagat janë rritur për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të ushqimit e naftës. Reçica tha se shumica e punëtorëve në gastronomi kanë kontrata e u paguhet kontributi pensional.
“Ka paga që e kanë mbi 500 euro neto. 48 orë në javë punojnë por u paguhet puna jashtë orarit me marrëveshje”, tha ai, në emisionin “Ju flet Prishtina”,
Ndërsa paga minimale e një kamerieri i cili punon 40 orë në javë, është 300 euro neto, sipas tij.