Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se “vendimi i Kosovës në lidhje me targat është skandaloz”.
Të tillë e ka cilësuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian, ku Petar Stano ka thënë se “sipas marrëveshjes së viti 2011 Kosova ka të drejtë gradualisht t’i largojë targat KM”.
“Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës dhe reagimi i BE-së dhe Stano tha gjëra që janë reagimi zyrtar i Brukselit për këtë. Është e tmerrshme”, tha Brnabiq, raporton Tanjug.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të cilët nuk i kanë të regjistruara veturat e tyre me targat RKS, që ta bëjnë atë sa më shpejt.
Kurti ka thënë se veturat që do të regjistrohen, nuk do të kenë nevojë të hyjnë nëpër procedura të doganës dhe nuk do të kërkohet kontrollimi teknik gjatë regjistrimit të parë.