Mërgimtarit, Shpëtim Hajdari i janë dashur më shumë se gjashtë vjet për t’u kthyer në Kosovë. Por rrugëtimi i tij deri këtu ishte shumë i vështirë.
Ai mes lotësh tregon se në sa shumë vështirësi kishte hasur derisa kishte qenë emigrant në Gjermani.
“Mujnë me thanë krejt Gjermania është e mirë, veç qashtu qysh jom shku unë, nuk mun duron kërkush. Shumë zor u kanë, napër kampe të azilantëve nuk mundesh gjumin gjumë me e ba qysh duhet tu mendu ku po të çojnë nesër.”, tha ai.