




Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Ramush Haradinajt se kufiri mund të rishikohet.
Gjukanoviq lidhur me Demarkacionin mes Kosovës dhe Serbisë, ka përmendur edhe marrëveshjen mes dy presidenteve, me të cilën Kosova dhe Mali i Zi zotohen për formim të një komisioni ndërshtetëror, e cila do e korrigjojë çdo gabim eventual që ka ndodhur në procesin e demarkimit të kufirit shtetëror mes dy vendeve.





Sipas AAK-së, kryetari i tyre dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e kryer e këtë e tha në RTK edhe vetë Gjukaoniviq.
E ndaj AAK-së ka reaguar aktori Çun Lajçi, sipas të cilit, edhe nëse rishikohet, demarkacioni do të mbetet ashtu siç është.
“A kaq naiv qenkeni? Paska pritë Kuvendi i Malit Zi, 4 vite, pa e miratua “ratifikimin” që ia dergoi Kuvendi i Kosovës, që tani ta rishqyrton Presidenti?!





Sa naivitet i Ramushit për marrëveshjen e Hashimit, por jo edhe i Gjukanoviqit, se ai tha: Nuk i prishim marëdhanjet e mira me kojshitë. Mund ta rishqyrtojmë! Pra “mund”!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Popull i besueshëm jemi!
Gjukanoviq “vërteton fjalët e Ramushit, se kufiri mund të rishikohet”!