Ish – Drejtori Kombëtar Politik i Fushatës për president të Presidentit amerikan, Christopher Hyland, ka inspiruar të gjithë shqiptarët duke ju thënë të mbeten të lidhur dhe të fortë me njëri tjetrin.
Hyland për emisionin N’Konak ka shtuar se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar për krijuar një komb të jashtëzakonshëm.
“Porosia ime për të gjithë shqiptarët në gjithë botën, natyrisht është që të mbeten të lidhur, të fuqishëm, mos lejoni lëvizje të gjeneratave ndaj gjeneratave për të ndarë lidhjet tuaja me rrënjët amtare.
Ju bëheni amerikan bëheni australian, por se në të njëjtën kohë, ju keni këtë lidhje me Dardaninë dhe se ju gjithmonë duhet ta keni atë lidhje me rrëfimin e Dardanisë, dhe ju doni, bëni krejt çka mundeni për të forcuar krijimin e këtij kombi të jashtëzakonshëm”, ka thënë Hyland.