




Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka komentuar statistikat e fundit të publikuara lidhur me ikjen e qytetarëve nga Kosova, ku u raportua se mbi 42 mijë qytetarë e kanë lënë Kosovën gjatë vitit 2021.





Berisha në mënyrë direkte ka fajësuar Qeverinë Kurti në lidhje me këto statistika teksa ka ironizuar edhe me simpatizantët e kryeministrit Kurti duke pyetur se sa prej tyre janë bërë “pishman” që e kanë përkrahur atë.Tutje, ai ka thënë se ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pasur të drejtë kur i kishte thënë kryeministrit se “sherrin ka me ta pa Kosova, ki me kthye Serbinë në Kosovë.