




Sami Lushtaku tregoi ekskluzivisht për T7 për njohjen me Hashim Thaçin. Ai tregoi për disa nga aksionet e zhvilluara me të ndaj policisë serbe, por poashtu tregoi se “unë jam njohur shumë herët me Hashimin, ishte student ka qenë me nipin tim, djalin e motrës Adem Dobrën, edhe në Gjimnaz edhe si student, ata ishin një grup i studentëve që herë pas here na kërkuan edhe ɑrmët për të kryer ɑksione, por ne nuk ia kemi dhënë realisht, ishim më të vjetër dhe u kemi thënë nëse keni vendosur të luftoni bëni ɑrmët tuaja”.





Sami Lushtaku poashtu në pyetjen e gazetarit se pse ju Drenica ju ngutke me nis të parët luftën, u përgjigj se ne Drenica e kemi nisur gjithë të parët. Ai tregoi se asnjëherë nuk e kanë kapur ɑrmën kundër LDK-së sepse ata ishin vet LDK-ja.
Sami Lushtaku tregoi se LDK nuk e ka përkrahur pastaj as Gani Gecin atë kohë. Gani Geci e pranoi se LDK nuk ka guxuar ta publikojnë as reagimin e Sami Lushtakut në mbrojtje të Ganiut pas komunikatës 59.