Gazetar: Çlirimtar Morina
Gjatë luftës në Kosovë ishte vetëm 11-vjeçar. Si një fëmijë kontributi për luftën ishte i pamundur për Hekuran Muratin.
Por kur u rrit, filloi edhe kontributi i Muratit, por tani si një kritik i atyre që luftuan për lirinë e vendit.
Qëndrimet kundër veteranëve, ishin goxha të shpeshta.
Më i rëndi ishte postimi në facebook i vitit 2016, kur krahasoi me mercenarë ushtarët e UCK-së dhe tha se lufta në Kosovë zgjati vetëm tre muaj.
Pas ripublikimit të këtyre postimeve, pati shumë reagime dhe kërkesa për dorëheqje apo shkarkim të ministrit të Financave.
Por këto komente të Muratit, po shihen të parëndësishme për shefin e tij, Albin Kurti.
Madje i pyetur nga T7 se a do të shkarkohet ministri Murati, kryeministri kosovar nuk përgjigjet.
Megjithatë përgjigje ndaj këtyre shkrimeve, kanë ata që janë ndjerë të ofenduar.
Në krah organizatave të dala nga lufta do t’i del edhe një subjekt politik.
Është Partia Social Demokrate ajo që do të organizojë protestë, e që kërkesa kryesore do të jetë shkarkimi apo dorëheqja e ministrit Murati.