“Konjufcën e respektoj” – Abdixhiku e ndan LVV-në në 4 grupe, Mujën e qet në një grup më të veçant te cilin grup e quan të padijshmit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se njerëzit në politikë ndahen në katër grupe.

Në grupin e parë ka thënë se bëjnë pjesë njerëzit që “e dijnë që dijnë” dhe këtu ka përmendur Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, për të cilin ka thënë se ka respekt, shkruan Express.

“Unë besoj kështu që në politikë janë katër lloje të njerëzve. Edhe grupi i parë është i njerëzve që dijnë që dijnë. , pra janë kompetent. Kryetari i Kuvendit Konjufca që s’është këtu, unë e konsideroj si të tillë. Një njeri që e din që din, prandaj e respektoj”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shpjeguar edhe politikanët që, sipas tij, janë pjesë e grupit të dytë dhe të tretë.

“Grupi i dytë i njerëzve janë i atyre që s’dijnë që dinë. Pra nuk janë të vetëdijshëm që dijnë, ata duhet me I inkuraju dhe grupi i tretë i njerëzve është i atyre që dijnë që s’dijnë, ia dijnë hallin vetes e s’flasin. As ata që dijnë që s’dijnë e as ata që s’dijnë që dijnë, e as ata që dijnë që s’dijnë s’janë të dëmshëm”, ka thënë Abdixhiku.

Por, sipas tij, më të dëmshmit janë njerëzit që janë pjesë e grupit të katërt, për të cilët ka thënë se “s’dijnë që s’dijnë”.

Këtu e ka përmendur deputetin Armend Muja dhe Shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilën.

“Të dëmshëm janë grupi i katërt, janë ata që s’dijnë që s’dijnë. Nuk janë të vetëdijshëm që s’po dijnë. Dhe këto argumente të Shefit të Grupit Parlamentar e kryetarit të Komisionit për Buxhet e Financa, janë të tilla. Pra, ata nuk e kuptojnë një gjë bazë që nafta është lëndë e parë”, ka deklaruar i pari i LDK’së.

Në fund i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, të cilit i tha se është duke shkuar rrugës që ai do ta sheh si kundërshtar politik.

“Politikisht, i je kryeministër, je në Qeveri. Ti e ke mandatin edhe dy vjet e gjysmë, mund të bësh cfarë të duash. Dy vjet e gjysmë politikisht je duke shkuar ku kam qejf me të pa, pra kjo është rruga që unë si kundërshtar politik dua me të pa që je tu shku. Vec vazhdo, zgate Zot”, ka deklaruar Abdixhiku./Gazeta Express