I ftuar në emisionin “dPt te Fidani”, zëvendësministri i Minsitrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu ka folur lidhur me “Vettingun” dhe Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë si dhe opinionin e Komisionit të Venecias.
Sallahu ka thënë se Kosova do t’i përfill rekomandimet e Komisionit dhe sipas tij, pas kësaj, Projektligji nuk do të lë vend për t’u përdorur për hakmarrje politike.
“S’ka më hakmarrje politike, opinioni i Komisionit të Venecias i eliminon kjo”, ka thënë Sallahu.
Sallahu ka thënë se me rëndësi është që koncepti civil i projektligjit është pranuar.
“Me rëndësi është pranu koncepti civil i konfiskimit dhe është pranu themelimi i byrosë. Duhet të adresohen këto probleme që i sheh opinioni i Venecias, pastaj gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.
Sallahu, duke folur para gazetarit Jupolli, ka thënë se mes leximit të parë dhe të dytë të projektligjit do të themelohet një grup punues për t’i adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Projektiligji është në Kuvend, votimi në Lexim të Parë, pastaj në Lexim të Dytë. Mes dy leximeve krijohet një grup punues dhe adresohen këto rekomandime. Pra këto rekomandime adresohen në Kuvenidn e Republikës së Kosovës. S’është problem kjo, shumë shpejt kryhet kjo”, tha ai në T7. /GazetaExpress