




Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se nëse e largon akcizën atëherë çmimi i naftës bie në 1.39 cent.
“Sot nafta është 1.89, hiqe akcizën 60 cent – nafta bëhet 1.39”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku i ka thënë Kurtit se “s’ke nevojë t’i komplikosh gjërat kur janë kaq të thjeshta”.





E Kurti më herët ka thënë se “shumë shtete që kanë hequr akcizën janë penduar pastaj”.
“Populli nuk do të jetojë 3-6 muaj, por më shumë”, ka thënë Kurti. “Këto ide janë mungesë i ideve vizionare”. /Express