Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë numrin personal të telefonit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke kërkuar nga qytetarët që t’i shkruajnë mesazh atij, për të kërkaur dorëheqjen.
Ngjitur fotografisë, Molliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosovë të çliruar prej UÇK-së.
“Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, ka shkruar ai.
Ditëve të fundit është bërë aktuale një status i vjetër i ministrit Murati, ku shkruante se për “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”.
“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë – 3 muj ka 2 mijë euro bajnë 6 mijë euro për kry – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtue veç 120 milionë euro gjithsej, Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”, kishte shkruar Murati më 1 tetor të vitit 2016.