![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Gjestet humane të shqiptarve që jetojnë në mërgim bëjnë bujë në median e vendve ku jetojnë e punojnë. Vetëm në Nju Jork kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme.
Mësohet se një njujorkez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte tërhequr një shumë dollarësh nga kursimet në një bankë, në qytetin e New Yorkut, Citybank. Në një moment të papërcaktuar, ndërsa dilte nga banka, ai ka humbur zarfin ku kishte të hollat.
Për fat të mirë personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë një shqiptar Murat Rexha nga Dibra e Madhe me banim në New York, i cili e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit, ta ktheje atë me ndershmëri, thonë zyrtarët e vendit të punës ku punon Murat Rexha.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Ky gjest u vlerësua si shumë human, është bërë lajm nga kompania prestigjoze “Harvard Protect” dhe zytarët e Citybank në New York.
Zyratët e kompanisë, ku punon shqiptari Harvard Protect, me këtë rast thanë se dëshirojnë të sjellin në vëmendjen opinionit njujorkez, një rast që meriton mirënjohje nga kompania “Harvard Protect” në lidhje me zyrtarin e Sigurisë, zotin Murat Rexha, i cili punon në ndërtesën 250 Broadway në qytetin e New Yorkut.
Ata thonë se gjatë kryerjes së një kontrolli të sigurisë rreth perimetrit të zonës 250 Broadway New York City – Rexha gjen në trotuar përpara Citybank një zarf të pahapur me dollarë. Zarfi përmbante simbas tyre 680 dollarë kesh.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Të cilat me sa duket dikush që hynte ose dilte, mbasi tërhoqi shumën e parave, humbi zarfin pa e kuptuar. Ndërsa, z. Rexha, që gjeti këtë zarf me të njoftuar autoritet bankare të Citybank, e ktheu zarfin tek menaxheri i bankës pa asnjë hezitim.
Mirëpo kompania ku punon Rexha, një emigrant nga Dibra e Madhe, vendosur vitet e fundit në Nju Jork, thotë me mburrje se veprimi i punonjësit të saj Murat Rexha, ilustron korrektësinë, sigurinë dhe ndershmërinë e kompanisë prestigjoze “Harvard Protect”, dhe vlerat thelbësore të saj që janë edhe burim i suksesit në qytetin e New Yorkut.
“Për shkak të veprimeve të tij, ndershmërisë dhe kthimit të shpejtë të zarfit, paratë u kthyen në pronarin e ligjshëm katër ditë më vonë”, thotë kompania, e cila i ndau zotit Rexha një çertifikatë mirënjohje.
Z. Rexha mori çertifikatën e mirënjohjes duke i njohur atij veprimin human dhe ndershmërinë në mënyrën e dorëzimit të zarfit me para, duke marrë edhe një faleminderim publik për këtë veprim në këtë fushë./Illyria