




Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.
Ai aktualisht ndodhet në takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.
Takimi po mbahet brenda dyerve të mbyllura për media.
Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë. Mësohet se pas kësaj, Lajçak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje./Kp