




Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka reaguar pas njohjes së patentshoferëve të Kosovës nga Gjermania.Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook” ia ka lënë goxha shumë meritat qeverisë Kurti për këtë marrëveshje.
“Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin ti falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më pare”, ka shkruar ai.





Postimi i plotë i Sveçlës:Një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë në Gjermani.Në mbledhjen e Bundesratit gjerman, sot është votuar njohja e ndërsjellë e patentshoferëve mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.
Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më parë.Marrëveshja sipas legjislacionit në Republikën Federale të Gjermanisë ka marrë aprovimin e të gjitha landeve dhe patentshoferët do të njihen në tërë Gjermaninë.