Mediumi serb “Republika” ka publikuar sot një artikull përmes të cilit ka atakuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke publikuar fotografi dhe video ku kreu i shtetit malazez shihet teksa merr pjesë në “Vidovdanin” e vitit 1989 në Gazimestan, tubim ky ku kryekrimineli Sllobodan Millosheviq kishte mbajtur fjalimin e tij, fjalim me rastin e 600 vjetorit të asaj që serbët e quajnë “Beteja e Kosovës”.
“Në vitin 1989, Milo Gjukanoviq dëgjoi fjalimin e famshëm të Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan, përgjatë festimit të 600 vjetori të Betejës së Kosovës”, shkruan gazeta serbe “Republika”.
Sipas kësaj gazete “edhe pse një gjë e tillë duket e pabesueshme” Gjukaonivq ishte prezent bashkë me Millomir Bullatoviqin.
“Ai qëndron dhe dëgjon çfarë është thënë. Ju nuk do ta besoni ku ishte Milo Gjukanoviq në Vidovdanin e 1989”, është tituli i “Repbulika”.
Në shrkim kanë bashkëngjitur edhe një ‘tweet’ ku Gjukanoviq akuzohet si “demokrat i qepur pas Perëndimit”./Express/