




Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “diaspora po dërgon më shumë para te familjet e tyre shkaku i ndërrimit të Qeverisë”.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu i ka thënë Kurtit se fakti që diaspora po detyrohet të dërgojë më shumë para për familjet e tyre e “tregon më së miri dështimin tënd”.
Postimi i plotë:





Me një qeveri të suksesshme, remitencat do duhej të ulëshin o demagog.
Vet fakti që diaspora po detyrohet të dërgoi më shumë para për familjet e tyre, tregon më së miri dështimin tënd.
Prej që je ba ti kryeministër edhe paret s‘po deponohen në banka e as s‘po deklarohen. Aq janë të kënaqur sa që po i mbajnë nën jastëk