Mushkolaj: Ku është Vetëvendosje që thoshte s’do t’i zbatojmë marrëveshjet e dëmshme

Analisti Imer Mushkolaj, e konsideron “skandaloze” arsyetimin e qeverisë lidhur me marrëveshjen për energjinë midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se përpjekjet e qeverisë për t’i arsyetuar qëndrimet e dikurshme janë shqetësuese.

Mushkolaj: Ku është Vetëvendosja që thoshte s’do të zbatojmë marrëveshjet e dëmshme

Analisti Imer Mushkolaj, ka folur për marrëveshjen për energjinë në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, dhe deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, që e njëjta është e dëmshme.

Mushkolaj i konsideron shqetësuese përpjekjet e qeverisë për t’i arsyetuar qëndrimet e dikurshme.

“Çdo ditë po na thonë se mos na sillni ndërmend se çfarë kemi thënë në të kaluarën, për çështje të caktuara duke filluar nga dialogu duke vazhduar me çështje të tjera, edhe kur ishte marrëveshja për targat që është refuzuar fuqishëm kur është nënshkruar, edhe çështja e marrëveshjes për energjinë që po ashtu ishte kundërshtuar nga VV dikur”.

“Tash duken të jenë të pranueshme, për mua më shqetësuese mënyra se si Kurti ka thënë se po marrëveshja është e dëmshme por ne po e zbatojmë”, ka thënë Mushkolaj në RTV Dukagjini.