Faton Mehmeti
“Opozita e sotme në Kosovë ka për prijës të saj dy njerëz relativisht të rinj në moshë, çka duhet të ishte pasuri për klasën dhe jetën politike në vendin tonë, nëse këta do të ishin të rinj edhe me model të të bërit politikë.
Fatkeqësisht për partitë që ata udhëheqin, respektivisht PDK dhe LDK, prijësit e tyre de jure nuk ofrojnë siguri për ndryshim, pa ndryshim s’mund të vijnë në pushtet. Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku janë produkt i modelit të ndëshkuar nga qytetarët me votë plebishitare me 14 shkurt të 2021. Memli dhe Lumiri kanë qenë ministra jo të suksesshëm, janë pjesë e gabimeve që kanë bërë ish ldierët e partive të tyre e të cilët i “adhurojnë”.
Derisa njëri flet me admirim për ish kryetarët e partisë që sot e udhëheq duke i quajtur edhe heronj, tjetri e shpallë kryetar nderi njeriun që veç nder nuk i ka bërë as partisë dhe Kosovës.
. Në këtë kuptim, s’mund të presësh ndryshim nga ata që janë vazhdimësi e të kaluarës së hidhur. Për të mundur Albin Kurtin duhet të sjellin model tjetër, komplet të kundërt nga ai që kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre, në të kundërt janë të destinuar të qëndrojnë gjatë në opozitë, duke pritur vet-rrëzimin e Kurtit. Është çmenduri të presësh rezultate të ndryshme me të njëjtat metoda, me të njëjtit njerëz në rrugën e njëjtë.
Andaj, Albin Kurti mbijeton edhe nëse tregohet arrogant, mungesë ndjeshmërie ndaj kërkesave të qytetarëve, sepse e di se s`ka kush ta mund. Modelin që Albin Kurti e ka demonuar më 14 shkurt s’mund ta mposht atë, në krye të opozitës janë i njëjti model, vetëm fasada ka ndryshuar e të cilës i ka dal ngjyra qysh moti”.