




“Bad News Eagles” kanë arritur fitore ndaj ekipit rus, “forZe” në çerekfinalen e REPUBLEAGUE.
Ekipi shqiptar, bNE ka mposhtur forZe me rezultatin e përgjithshëm 2:1.
Ndeshja e parë u luajt në mapin “Nuke”, ku Bad News Eagles fituan me rezultatin 16:9.





Ballafaqimi i dytë ishte në “Mirage”, ku u mposhtëm me rezultatin 12:16 nga ekipi rus, forZe.
E në ndeshjen vendimtare, Bad News Eagles fituan në Inferno dhe siguruan gjysmëfinalen e madhe të këtij kompeticioni.