“Shef, a po na lagë pak fytin se o tha krejt”, ishte kërkesa më e shpeshtë që disa nga gazetarët më të famshëm të vendit ia bënin pushtetarëve të deridjeshëm. Kjo kërkesë vinte pasi kryenin me zell shumë punë në shërbim të tyre.
Pra, në vend që të kritikonin qeverisjen mizerje, ishin specializuar për ta kritikuar opozitën e udhëhequr atëbotë nga Albin Kurti. Hidhnin gurë e dru mbi të. Por, kaq patën kaqik. S’mundën ta mashtrojnë popullin dhe makthi i tyre më i madh u bë realitet: Kurti fitoi bindshëm dhe u bë kryemnistër.