




Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, zyrtarë të Komunës së Prizrenit e dhjetëra pjesëmarrës tjerë u mblodhën dhe i ngritën duart për t’i bërë lutje Zotit në ceremoninë e hapjes së një hoteli në Prizren, raporton Gazeta Express.
Me siguri për herë të parë në jetën e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha po e udhëhiqte ceremoninë e hapjes së një hoteli.





“O Zot i gjithësisë, ashtu siç këta kanë vendosur që ky vend të jetë i hallallit, pa alkool dhe pa harame të tjera, o Zot mundësoja që edhe fitimin ata dhe fëmijët e tyre ta kenë prej hallallit”, tha ai.
Zëvendëskkryeministrja Emilia Rexhepi tha se ky investim në Prizren vie nga komuniteti joshumicë, prandaj sipas saj kjo do ta ndihmojë turizmin e këtij qyteti.