Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është treguar kritik ndaj BE-së, në konferencën e përbashkët për media me Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Kovaçevski, pas Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Vuçiq tha se nëse duhet të arrihen rezultate, duhet të gjthë bashkë të jenë më të dedikuar dhe më të përkushtuar.
Ai tha se mosdhënia e datave për hapjen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e padrejtë.
“Duhet të jemi më të dedikuar dhe më të përkushtuar, nëse dojmë rezultate në të ardhmen.
Ballkani Perëndimor ka të ardhme evropiane, por çështja është se ka shumë për të bërë.
Por kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e padrejtë, shpesoj që të gjithë ne të jemi gjendje të kalojmvë vështirësitë. Maqedonia dhe Shqipëria nuk e morën një datë, as Prishtina nuk mori një datë për liberalizimin e vizave, e as Bosnja”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka pasur mbështetje nga shtetet për liberalizimin e vizave.
Por, Osmani ka kërkuar që këtë mbështetje me fjalë ta kthejnë në hapa konkretë për Kosovën.“Fjalët duhet të na kthehen në hapa konkretë.
Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Mendoj se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim”, tha Osmani në një konferencë për media pas mbledhje.
Në Samitin e Brukselit më 23-24 qershor, do të takohen liderët e të 27 shteteve të BE-së, të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.