Aktori dhe komediani Fatmir Spahiu, me një postim në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me vizitën e emisarit të Bashkimit Europian në Kosovë, Miroslav Lajçak, Spahiu tha se do të ishte “mirë”, që të gjithë ne të dilnim e ta pritnim me flamuj të BE’së burokratin europian. Me një ironi prej komediani, ai tha se do duhej të “surprizohej” Lajçaku, për të gjitha “dobitë” që ia ka dhënë shtetit të Kosovës.
“Fore e mirë ish bo me dal me prit Llajçakun masivisht, me flamura të BE edhe me falemnderu për krejt çka ka bo për Kosovën”, shkroi ai.
Emisiari europian e zhvillon këtë vizitë në Kosovë, vetëm pak ditë pas mbajtjes së Samitit të Brukselit, i cili nuk solli asgjë të re për vendet e Ballkanit Perendimorë.