Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të hënën në “Syri TV”, se nuk ka qenë kundër të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.
Ai ka folur edhe specifikisht për marrëveshjen e energjinë me Serbinë, ku tha se “është marrëveshje e keqe”.
“Ajo marrëveshje nuk është e mirë dhe ajo që kemi bërë ne është një udhërryfyes i zbatimit që ka afate të caktuara”.
Sipas tij, kompanisë “Elektrosever” i ka dhënë licenca me kushte të caktuara.
Kur u pyet se në të kaluarën një marrëveshje të tillë e ka konsideruar “tradhti”, Kurti tha se “i ka futur duart në baltë”, sepse sipas tij “pushtet e kaluara e lanë pushtetin aty”.